By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
GardianiGardianiGardiani
Font ResizerAa
  • BALLINA
  • Lajme
    • Rajoni
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Serbia
  • Botë
  • Siguri
  • Analizë
  • G-Check
Reading: Lista Serbe vazhdon narrativën e Beogradit, pretendon se vendimi për Banjskën është “hakmarrje” ndaj serbëve
Share
Font ResizerAa
GardianiGardiani
  • Lajme
  • Rajoni
  • Botë
  • Analizë
  • Siguri
  • G-Check
Search
  • BALLINA
  • Lajme
    • Rajoni
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Serbia
  • Botë
  • Siguri
  • Analizë
  • G-Check
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Gardiani > Blog > G-Check > Lista Serbe vazhdon narrativën e Beogradit, pretendon se vendimi për Banjskën është “hakmarrje” ndaj serbëve
G-Check

Lista Serbe vazhdon narrativën e Beogradit, pretendon se vendimi për Banjskën është “hakmarrje” ndaj serbëve

Last updated: April 25, 2026 12:32 am
gardiani
5 days ago
Share
SHARE

Lista Serbe ka vazhduar narrativën e njohur të Beogradit për ngjarjet në Banjskë, duke pretenduar se vendimi gjyqësor me dy burgime të përjetshme dhe një dënim prej 30 vjetësh burgim për pjesëmarrës në sulm përbën “hakmarrje” që, sipas saj, rrezikon më tej sigurinë dhe të drejtat e popullit serb në Kosovë.

Në reagimin e saj, Lista Serbe e cilësoi vendimin si politik dhe të pabazuar në prova, duke pretenduar se përgjegjësia individuale e të dënuarve nuk është përcaktuar qartë dhe se procesi nuk ka përmbushur standardet e një gjykimi të drejtë.

Sipas deklaratës, vendimi nuk sjell drejtësi, por thellon, siç u tha, pasigurinë dhe mosbesimin e komunitetit serb ndaj institucioneve të Kosovës.

Duke përdorur formulime që përsërisin linjën politike të Beogradit, Lista Serbe pretendoi se akuzat për terrorizëm dhe krim po përdoren padrejtësisht ndaj serbëve në Kosovë, ndërsa e paraqiti aktgjykimin si një veprim me motive hakmarrjeje.

Partia kërkoi reagim nga bashkësia ndërkombëtare, duke pretenduar se gjykatat e Kosovës nuk po veprojnë mbi bazën e ligjit dhe drejtësisë dhe se serbëve nuk u garantohet një proces i drejtë gjyqësor.

Në reagim, Lista Serbe kërkoi gjithashtu që çdo procedurë ankese të trajtohet nga një panel me shumicë gjyqtarësh serbë, duke iu referuar marrëveshjeve për gjyqësorin.

Deklarata shihet si vazhdim i narrativës së promovuar prej kohësh nga Beogradi, e cila tenton t’i paraqesë veprimet e institucioneve të Kosovës si të motivuara politikisht dhe procedurat ndaj personave të lidhur me sulmin në Banjskë si presion ndaj komunitetit serb.

Institucionet e Kosovës e kanë cilësuar sulmin në Banjskë si akt terrorist dhe e kanë trajtuar rastin në kuadër të procedurave penale për terrorizëm dhe krim të organizuar.

Novosti dezinformon për takimin trilateral Shqipëri–Kosovë–Kroaci, nuk ka prova se është “kundër serbëve”
Spiunazh apo sabotim: Pse hakerat rusë po synojnë Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë?
Një rus dhe dy bjellorusë kapen duke hyrë ilegal në Kosovë
Mijaçiq: Serbia nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë për rastin e Banjskës
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999
TAGGED:Lista SerbeRasti BanjskaSerbia
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Propaganda serbe kundër Kosovës dhe Marrëveshjes së Brukselit: Midis retorikës dhe realitetit
Next Article BIA serbe dhe rrjeti i dyshuar i spiunazhit në Kosovë: publikohen mesazhe të reja të Jelena Gjukanoviqit
about us

Rreth Nesh

Find Us on Socials

© Gardiani. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?