By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
GardianiGardianiGardiani
Font ResizerAa
  • BALLINA
  • Lajme
    • Rajoni
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Serbia
  • Botë
  • Siguri
  • Analizë
  • G-Check
Reading: BIA serbe dhe rrjeti i dyshuar i spiunazhit në Kosovë: publikohen mesazhe të reja të Jelena Gjukanoviqit
Share
Font ResizerAa
GardianiGardiani
  • Lajme
  • Rajoni
  • Botë
  • Analizë
  • Siguri
  • G-Check
Search
  • BALLINA
  • Lajme
    • Rajoni
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Serbia
  • Botë
  • Siguri
  • Analizë
  • G-Check
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Gardiani > Blog > G-Check > BIA serbe dhe rrjeti i dyshuar i spiunazhit në Kosovë: publikohen mesazhe të reja të Jelena Gjukanoviqit
G-Check

BIA serbe dhe rrjeti i dyshuar i spiunazhit në Kosovë: publikohen mesazhe të reja të Jelena Gjukanoviqit

Last updated: April 25, 2026 12:36 am
gardiani
5 days ago
Share
SHARE

Autori i emisionit “Debat Plus”, Ermal Panduri, ka publikuar detaje të reja lidhur me rastin e spiunazhit ndaj Jelena Gjukanoviq, duke paraqitur komunikime që, sipas tij, dëshmojnë për bashkëpunimin e saj me Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA).

Gjatë emisionit, Panduri ka deklaruar se materialet janë siguruar nga burime brenda sistemit të drejtësisë dhe lidhen me hetimet ndaj të akuzuarës, e cila më herët ka punuar në misionin e OSBE-së në Kosovë.

Sipas dokumenteve të publikuara, Gjukanoviq dyshohet se ka mbajtur komunikim të vazhdueshëm me Aleksandar Vllajiq, tashmë i dënuar për spiunazh dhe i cilësuar si agjent rezident i BIA-s, të cilit i raportonte për zhvillime të ndryshme në Kosovë.

Në një nga komunikimet e paraqitura, ajo raportohet se ka diskutuar për aktivisten serbe Milica Andriq-Rakiq, duke e cilësuar si “të rrezikshme” për shkak të kontakteve të saj me shqiptarë dhe aktivitetit në organizata joqeveritare. Mesazhet e publikuara përmbajnë vlerësime dhe informacione për lëvizjet dhe angazhimet e aktivistëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.

Në përgjigjet e tij, Vllajiq dyshohet se ka konfirmuar se disa prej këtyre personave ishin nën vëzhgim dhe se, sipas komunikimeve, BIA kishte siguruar qasje në të dhëna të tyre elektronike.

Gjukanoviq, sipas materialeve të publikuara, ka raportuar gjithashtu për vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në veri të Kosovës, duke pretenduar për mobilizim të serbëve nga Serbia. Ajo dyshohet se ka informuar edhe për aktivitete të organizatave ndërkombëtare dhe figurave të ndryshme politike e shoqërore në Kosovë.

Në një pjesë tjetër të komunikimeve, Gjukanoviq përmendet se ka raportuar edhe për zyrtarë dhe përfaqësues të misioneve ndërkombëtare, përfshirë OSBE-në, duke bërë komente për funksionarë të saj dhe aktivitetin e tyre në Kosovë.

Sipas të dhënave të bëra publike, i përfshirë në këtë rast është edhe Aleksandar Vllajiq, i cili më herët është arrestuar nga organet e sigurisë dhe ka pranuar fajësinë në gjykatë, duke u dënuar me pesë vjet burgim.

Ndërkohë, në seancën e fundit gjyqësore, Prokuroria Speciale ka kërkuar dënim prej 25 vitesh burgim për Gjukanoviq, e cila akuzohet për bartje të informacioneve të ndjeshme te struktura të BIA-s serbe.

Trupi gjykues pritet të shpallë aktgjykimin për këtë rast gjatë javës së ardhshme.

Misteri i fondeve që shteti i Serbisë ndan për Qendrën Serbo-Ruse në Nish
Shea: S’dua të vdesë pa e parë Kosovën në NATO
A po shkon Serbia drejt një Serbo-Maidan-i?
BE-ja lehtëson sanksionet ndaj Kosovës
Agjente e dyshuar pranë liderëve evropianë, Gjermania godet spiunazhin rus
TAGGED:BIA serbeJelena GjukanoviqKosovaSerbiaSpiunazh
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Lista Serbe vazhdon narrativën e Beogradit, pretendon se vendimi për Banjskën është “hakmarrje” ndaj serbëve
Next Article Ambasadori amerikan në NATO i dërgon mesazh Serbisë: Sinjal për lidhjet me Rusinë
about us

Rreth Nesh

Find Us on Socials

© Gardiani. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?