By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
GardianiGardianiGardiani
Font ResizerAa
  • BALLINA
  • Lajme
    • Rajoni
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Serbia
  • Botë
  • Siguri
  • Analizë
  • G-Check
Reading: Një rus dhe dy bjellorusë kapen duke hyrë ilegal në Kosovë
Share
Font ResizerAa
GardianiGardiani
  • Lajme
  • Rajoni
  • Botë
  • Analizë
  • Siguri
  • G-Check
Search
  • BALLINA
  • Lajme
    • Rajoni
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Serbia
  • Botë
  • Siguri
  • Analizë
  • G-Check
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Gardiani > Blog > Ballina 1 > Një rus dhe dy bjellorusë kapen duke hyrë ilegal në Kosovë
Ballina 1Siguri

Një rus dhe dy bjellorusë kapen duke hyrë ilegal në Kosovë

Last updated: February 18, 2026 5:50 pm
gardiani
2 months ago
Share
Policia e Kosovës
SHARE

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në fshatin Arllat të Drenasit, përgjatë rrugës nacionale Pejë–Prishtinë, nën dyshimin për kalim të paautorizuar të kufirit shtetëror.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 13:30, kur njësitë policore kanë ndaluar për kontroll një automjet me targa të Shqipërisë.

Automjeti drejtohej nga një shtetas shqiptar, ndërsa gjatë kontrollit policor është konstatuar se në të ndodheshin edhe tre persona të tjerë.

Dy nga pasagjerët janë shtetas të Bjellorusisë, ndërsa një tjetër është shtetas i Rusisë.

Pas verifikimeve fillestare dhe intervistimit të personave të përfshirë, hetuesit kanë arritur në dyshimin se ata kishin hyrë në territorin e Republikës së Kosovës përmes kalimit të paligjshëm të kufirit nga Shqipëria.

Policia ka bërë të ditur se arrestimi është kryer në vendin e ngjarjes, ndërsa ndaj të dyshuarve janë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Me vendim të prokurorit kompetent, të katër personat janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si “kalim i paautorizuar i kufirit”.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë lidhur me motivet e lëvizjes së tyre apo nëse ekziston dyshimi për ndonjë vepër tjetër penale të ndërlidhur me rastin.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë duke vazhduar.

Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e migrimit të paligjshëm dhe në ruajtjen e integritetit të kufijve shtetërorë, duke apeluar për respektimin e procedurave ligjore të hyrje-daljes në territorin e vendit.

Shea: S’dua të vdesë pa e parë Kosovën në NATO
Sekuestrimi i cisternës së Putinit: Test i vendosmërisë së sanksioneve dhe unitetit të NATO-s
Spiunazh apo sabotim: Pse hakerat rusë po synojnë Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë?
Çarja transatlantike arrin deri në Kosovë
Serbia blen me fonde të BE-së teknologji nga kompania e sanksionuar ruse
TAGGED:KosovaPolicia e KosovesRusiaSerbia
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Shërbimet ruse të sigurisë trajnuan rreth 150 persona në Serbi për sulme të drejtpërdrejta
Next Article NATO mohon pretendimet për lëshime raketash nga Kosova drejt Iranit
about us

Rreth Nesh

Find Us on Socials

© Gardiani. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?