By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
GardianiGardianiGardiani
Font ResizerAa
  • BALLINA
  • Lajme
    • Rajoni
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Serbia
  • Botë
  • Siguri
  • Analizë
  • G-Check
Reading: Novosti dezinformon për takimin trilateral Shqipëri–Kosovë–Kroaci, nuk ka prova se është “kundër serbëve”
Share
Font ResizerAa
GardianiGardiani
  • Lajme
  • Rajoni
  • Botë
  • Analizë
  • Siguri
  • G-Check
Search
  • BALLINA
  • Lajme
    • Rajoni
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Serbia
  • Botë
  • Siguri
  • Analizë
  • G-Check
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Gardiani > Blog > G-Check > Novosti dezinformon për takimin trilateral Shqipëri–Kosovë–Kroaci, nuk ka prova se është “kundër serbëve”
G-Check

Novosti dezinformon për takimin trilateral Shqipëri–Kosovë–Kroaci, nuk ka prova se është “kundër serbëve”

Last updated: February 11, 2026 4:40 pm
gardiani
2 months ago
Share
Fake news
SHARE

Portali serb Novosti publikoi një artikull me titull: “Në Shkodër filloi takimi trilateral KUNDËR SERBËVE: Shqipëria, Prishtina dhe Kroacia për bashkëpunim ushtarak”, duke lënë të kuptohet se takimi i përfaqësuesve të ministrive të mbrojtjes të tre vendeve është i orientuar kundër serbëve.

Verdikti: Dezinformatë / Manipulim me titullin

Analiza:
Takimi i zhvilluar në Shqipëri është pjesë e implementimit të Deklaratës trilaterale për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, e nënshkruar në vitin 2025 në Tiranë nga Shqipëria, Kosova dhe Kroacia.

Dokumenti zyrtar nuk përmban asnjë referencë që marrëveshja apo takimet pasuese janë të orientuara kundër Serbisë apo kundër ndonjë populli tjetër. Përkundrazi, deklarata fokusohet në:

  • forcimin e bashkëpunimit ushtarak,
  • zhvillimin e ushtrimeve dhe trajnimeve të përbashkëta,
  • rritjen e interoperabilitetit mes forcave të armatosura,
  • kontributin për stabilitetin dhe sigurinë rajonale.

Në tekstin e publikuar të Deklaratës theksohet se Shqipëria dhe Kroacia marrin pjesë si vende anëtare të NATO-s, ndërsa Kosova si partnere në kuadër të bashkëpunimit rajonal, me synim përmbushjen e obligimeve të përbashkëta të sigurisë dhe standardeve të interoperabilitetit.

Asnjë pjesë e dokumentit nuk përmend Serbinë si objektiv, kërcënim apo palë kundërshtare.

Ndërkohë, media të tjera rajonale dhe ndërkombëtare kanë raportuar për takimin pa përdorur korniza sensacionale apo narrativë konfrontuese, duke e paraqitur atë si pjesë të bashkëpunimit të rregullt në fushën e mbrojtjes.

Çfarë bën Novosti?
Duke përdorur formulimin “KUNDËR SERBËVE” me shkronja të mëdha në titull, portali krijon një narrativë konfrontuese që nuk mbështetet në dokumente zyrtare. Kjo përbën manipulim përmes titullit (clickbait) dhe kornizim të qëllimshëm për të nxitur tensione etnike dhe politike.

Përfundim:
Takimi trilateral Shqipëri–Kosovë–Kroaci është pjesë e një marrëveshjeje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë rajonale. Nuk ka asnjë provë që ai është i orientuar “kundër serbëve”, siç pretendon Novosti. Pretendimi i portalit nuk mbështetet në fakte dhe përbën dezinformim përmes interpretimit të njëanshëm./Gardiani.

Misteri i fondeve që shteti i Serbisë ndan për Qendrën Serbo-Ruse në Nish
New York Times: Amerikën po vazhdon ta tronditë afera “Shtabi i Përgjithshëm” i Beogradit
Dezinformimi rus: Zëdhënësja Zaharova pretendon se BE-ja refuzon njohjen e Kosovës
Hakerë rusë depërtojnë në një OJQ kyçe në Serbi: Mbi 28 mijë emaile nën kontrollin e inteligjencës së Moskës
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do ta zhvillojnë stërvitjen e parë të përbashkët ushtarake
TAGGED:DezinformimKosovaLajmet e rremeSerbia
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do ta zhvillojnë stërvitjen e parë të përbashkët ushtarake
Next Article Shërbimet ruse të sigurisë trajnuan rreth 150 persona në Serbi për sulme të drejtpërdrejta
about us

Rreth Nesh

Find Us on Socials

© Gardiani. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?