By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
GardianiGardianiGardiani
Font ResizerAa
  • BALLINA
  • Lajme
    • Rajoni
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Serbia
  • Botë
  • Siguri
  • Analizë
  • G-Check
Reading: Ambasadori amerikan në NATO i dërgon mesazh Serbisë: Sinjal për lidhjet me Rusinë
Share
Font ResizerAa
GardianiGardiani
  • Lajme
  • Rajoni
  • Botë
  • Analizë
  • Siguri
  • G-Check
Search
  • BALLINA
  • Lajme
    • Rajoni
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Serbia
  • Botë
  • Siguri
  • Analizë
  • G-Check
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Gardiani > Blog > Serbia > Ambasadori amerikan në NATO i dërgon mesazh Serbisë: Sinjal për lidhjet me Rusinë
Serbia

Ambasadori amerikan në NATO i dërgon mesazh Serbisë: Sinjal për lidhjet me Rusinë

Last updated: April 25, 2026 12:37 am
gardiani
5 days ago
Share
SHARE

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, ka porositur se Serbia duhet të përmbahet nga bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë me partnerë të pasigurt, duke theksuar se e ardhmja strategjike e Serbisë, duhet të jetë “e rreshtuar me Perëndimin”.

“Siguria varet nga zgjedhja e partnerëve të duhur”, shkroi ai në X më 23 prill, duke theksuar se këtë mesazh ia përcolli presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një takimi në Beograd të zhvilluar një ditë më parë.

Serbia, as katër vjet pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, nuk i është bashkuar sanksioneve që Perëndimi ka vendosur ndaj Moskës për shkak të luftës.

Po ashtu, Beogradi nuk ka hequr dorë as nga lidhjet politike me përfaqësuesit e pushtetit në Rusi.

Whitaker gjithashtu tha se me Vuçiqin ka pasur një takim konstruktiv për “nisjen e një epoke të re në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Serbisë”.

“E vlerësojmë rolin e Serbisë në stabilitetin rajonal dhe presim me padurim stërvitjen e përbashkët të Serbisë dhe NATO-s në maj”, tha ai.

“Por, isha i qartë: bashkëpunimi i Serbisë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë me partnerë të pasigurt krijon varësi strategjike afatgjatë, nga e cila është e vështirë të çlirohesh, dhe e ndërlikon bashkëpunimin e ardhshëm”, shtoi Whitaker.

Më herët, Vuçiq ka thënë se me ambasadorin e SHBA-së në NATO ka diskutuar për çështjet e sigurisë dhe politikës rajonale dhe për raportet mes Beogradit dhe Uashingtonit.

Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë paralajmëruar në raportin e tyre vjetor se Ballkani Perëndimor mbetet një zonë me tensione të shtuara politike dhe ndikime të jashtme, duke vënë në pah veçmas rolin e Rusisë në destabilizimin e rajonit.

Në raportin e publikuar më 18 mars u tha lufta në Ukrainë ka thelluar ndarjet mes Perëndimit dhe Moskës, gjë që reflektohet edhe në Ballkan.

Novosti dezinformon për takimin trilateral Shqipëri–Kosovë–Kroaci, nuk ka prova se është “kundër serbëve”
Gallup: Kosova ndër pesë vendet me opinionin më pozitiv për Trump – Serbia kryeson për vlerësimin e Putinit
Lista Serbe vazhdon narrativën e Beogradit, pretendon se vendimi për Banjskën është “hakmarrje” ndaj serbëve
Pazari i fshehtë i Vladimir Putinit: Ukraina në këmbim të Venezuelës
A po shkon Serbia drejt një Serbo-Maidan-i?
TAGGED:NATOSerbiaSHBA
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article BIA serbe dhe rrjeti i dyshuar i spiunazhit në Kosovë: publikohen mesazhe të reja të Jelena Gjukanoviqit
about us

Rreth Nesh

Find Us on Socials

© Gardiani. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?