By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
GardianiGardianiGardiani
Font ResizerAa
  • BALLINA
  • Lajme
    • Rajoni
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Serbia
  • Botë
  • Siguri
  • Analizë
  • G-Check
Reading: Puthja e dy të dashuruarve si simbol i realitetit të ashpër të luftës
Share
Font ResizerAa
GardianiGardiani
  • Lajme
  • Rajoni
  • Botë
  • Analizë
  • Siguri
  • G-Check
Search
  • BALLINA
  • Lajme
    • Rajoni
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Serbia
  • Botë
  • Siguri
  • Analizë
  • G-Check
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Gardiani > Blog > Botë > Puthja e dy të dashuruarve si simbol i realitetit të ashpër të luftës
BotëTë Veçuara

Puthja e dy të dashuruarve si simbol i realitetit të ashpër të luftës

Last updated: March 26, 2026 1:14 am
gardiani
3 weeks ago
Share
SHARE

Në një ditë të kthjellët pranvere në qershor 2025, kameramani Mykyta Shapovalov e fotografoi një ushtar të sapomartuar me nofkën “Ujku” dhe gruan e tij Olena përpara një statuje të dy të dashuruarve duke u puthur në qytetin lindor të Druzhkivkës.

Sheshi atë ditë ishte plot jetë.

“Ujku” dhe gruaja e tij Olena para statujës së Druzhkivka-s në qershor 2025.

“Gjithmonë kishte shumë njerëz në këtë vend sepse ka qenë një treg aty pranë”, kujton videografi ukrainas. Derisa çifti pozonte, Shapovalov thotë se tramvajet kalonin me zhurmë dhe vendasit “ishin duke u relaksuuar në kafenetë ose vinin për të bërë punët e tyre”.

Sheshi i vogël është përdorur prej kohësh për ceremoni dasmash dhe koleksione fotografish për shkak të afërsisë me zyrën e regjistrit civil të qytetit.

Ushtarët ukrainas martohen pranë monumentit të të dashuruarve (në sfond) gjatë një ceremonie martese në Druzhkivka në qershor 2022.

Në nëntor të vitit 2025, tramvajet në Druzhkvika pushuan së funksionuari teksa lufta po afrohej.

Sot, Monumenti i të Dashuruarve qëndron i rrethuar nga rrënojat e luftës, dhe dasmorët do të rrezikonin jetën e tyre po të mblidheshin aty.

Iryna Rybakova, zyrtare për media në Brigadën e 93-të të Mekanizuar të Ukrainës, publikoi një video më 2 mars të ushtarëve ukrainas që përpiqeshin të rrëzonin një dron ndërsa ai fluturonte drejtpërdrejt mbi Monumentin e të Dashuruarve, përpara se të shkatërronte një makinë të parkuar aty pranë.

Në muajt e fundit, forcat ruse e kanë zgjeruar territorin që kontrollojnë përreth Druzhkivkës. Ushtria pushtuese është tani më pak se 20 kilometra larg qytetit, ndërsa vazhdon sulmet drejt Kostyantynivkas aty pranë.

Kjo distancë vendos Druzhkivkën brenda rrezes së veprimit të sistemeve të artilerisë raketore dhe dronëve me rreze të gjatë veprimi që mbajnë prapa kabllo me fibra optike, të cilat janë imune ndaj bllokimit.

Sulmet ajrore ruse, duke përfshirë bombat ajrore të lëshuara nga avionë, kanë vrarë disa banorë në qytet në javët e fundit. Në fillim të shkurtit shtatë persona në treg në Druzhkivka u vranë nga një raketë që raportohet se mbante municione thërrmuese.

Një fotografi e dy marsit që tregon vendasit duke shikuar një ndërtesë pranë momumentit të të dashuruarve që është dëmtuar së fundmi nga një sulm rus.

Në sheshin e vogël në qendër të qytetit ku qëndron statuja e të dashuruarve dikur ishte monumenti i themeluesit të Bashkimit Sovjetik, Vladimir Lenin, i cili u rrëzua në qershor të vitit 2015.

Gjatë rindërtimit të qendrës së qytetit të Druzhkivkës më 2019, u ndërtua edhe Monumenti i të Dashuruarve, afër zyrës së regjistrimit.

Më 6 mars, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, zgjodhi hapësirën e Monumentit të të Dashuruarve të Druzhkivkës si hapësirë për një video-adresim të shkurtër, ndërsa ushtarë të armatosur patrullonin mbrapa.

Pasi falënderoi ushtarët që luftonin rreth Druzhkivkës dhe qyteteve të tjera të Donbasit, ai paralajmëroi se, “këtu në rajonin e Donjeckut [forcat ruse] po përgatiten për një ofensivë në pranverë”.

Ushtari ukrainas vëzhgon dronët rus gjatë evakuimit të një ushtari të plagosur nga Druzhkivka më 27 shkurt.

Kameramani Mykyta Shapovalov thotë se qytetin do ta kujtojë gjithmonë me xhirimet e “Ujkut”, emri i vërtetë i të cilit ishte Fedir, duke u martuar me partneren e tij, Olena.

Fedir ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij në burg dhe është amnistuar për t’iu bashkuar ushtrisë vetëm pak muaj para përfundimit të dënimit të tij.

Rybakova i tha Radios Evropa e Lirë se ai u vra në betejë menjëherë pasi u angazhua në fushëbetejë.

Bie ndjeshëm mbështetja për Putinin në Rusi
Heshtja e Kremlinit: Reagim i zbehtë nga Moska për ngjarjet në Iran dhe Venezuelë
Sekuestrimi i cisternës së Putinit: Test i vendosmërisë së sanksioneve dhe unitetit të NATO-s
Putini e terrorizoi fëmijërinë e kësaj shkrimtareje
“Kërkojmë tranzicion, jo lëmoshë”, “Mos na e ndalni prodhimin”, bizneset protestojnë në shesh kundër tregut të lirë të energjisë
TAGGED:RusiaUkraina
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Bombardimet që i dhanë fund vuajtjes dhe përsekutimit, Bill Clinton: Në Kosovë bëmë gjënë e duhur
Next Article Joseph: Uashingtoni nuk është i interesuar për lojërat e Vuçiqit
about us

Rreth Nesh

Find Us on Socials

© Gardiani. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?