“Kërkojmë tranzicion, jo lëmoshë”, “Mos na e ndalni prodhimin”, bizneset protestojnë në shesh kundër tregut të lirë të energjisë

1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me pankarta në duar “Prodhimi po fiket, Qeveria po heshtet”, “Mos na ndalni prodhimin”, “Mos e ndalni eksportin” , “Zëri i bisneseve nuk fiket”, në Prishtinë ka nisur protesta e bizneseve.

Protesta vjen si kundërshtim ndaj mënyrës së hyrjes së detyruar të bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Në protestë po marrin pjesë një numër i madh i bizneseve.

Kryetari i OEK, Lulzim Rafuna, ka deklaruar se sot janë mbledhur për ta ngritur zërin kundër padrejtësive që po iu bëhet bizneseve.

Ai tha se nuk janë për luks, por që kërkojnë të drejtat e tyre.

“Është ndërhyrje në standardin jetësor të qytetarëve. Ne kemi vetëm një kërkesë përgatiteni tregun, na jepni kohë. Ne nuk jemi fajtor që nuk është përgatitur tregu. Nuk ka konkurrencë, ka monopol, ne jemi të bashkuar nuk ka kush që na ndan. Ata që heshtin, që na injorojnë”, tha Rafuna.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *