By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
GardianiGardianiGardiani
Font ResizerAa
  • BALLINA
  • Lajme
    • Rajoni
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Serbia
  • Botë
  • Siguri
  • Analizë
  • G-Check
Reading: Shpalosja e flamurit kombëtar shqiptar shkakton tensione në protestën e Novi-Sadit
Share
Font ResizerAa
GardianiGardiani
  • Lajme
  • Rajoni
  • Botë
  • Analizë
  • Siguri
  • G-Check
Search
  • BALLINA
  • Lajme
    • Rajoni
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Serbia
  • Botë
  • Siguri
  • Analizë
  • G-Check
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Gardiani > Blog > Kosova > Shpalosja e flamurit kombëtar shqiptar shkakton tensione në protestën e Novi-Sadit
KosovaRajoni

Shpalosja e flamurit kombëtar shqiptar shkakton tensione në protestën e Novi-Sadit

Last updated: January 17, 2026 11:40 pm
gardiani
2 weeks ago
Share
SHARE

Aktivisti politik në Serbi, Miodrag Kapor, ka nxitur tensione gjatë protestës së mbajtur të shtunën në Novi-Sad, pasi ka shpalosur flamurin kombëtar shqiptar mes turmës së protestuesve.

Sapo flamuri u pa nga pjesëmarrësit në protestë, situata u tensionua, duke rezultuar në shtyrje dhe fyerje verbale ndaj Kaporit, i cili më pas u nxor me dhunë nga turma.

“Ai e solli flamurin shqiptar këtu për t’u tallur me ne”, citohet të ketë thënë një nga protestuesit, sipas gazetës serbe Blic.

Pas incidentit, Kapor ka deklaruar se ka dhënë dëshmi në Polici, duke sqaruar se me vete kishte pasur edhe një flamur kroat.

“I solla një flamur të Shqipërisë dhe një të Kroacisë. Dua të jem i qartë: këta flamuj janë simbole zyrtare të njohura nga Këshillat e Komuniteteve në Serbi. I solla sepse studentët kanë thënë se këta janë flamujt që mund të sillen në protesta”, ka deklaruar Kapor.

Ai shtoi se qëllimi i tij ishte rritja e tolerancës dhe unitetit mes protestuesve.

“Siç e kemi parë edhe më herët, flamuri boshnjak shfaqet rregullisht në protesta. I sollëm këta dy flamuj për të promovuar tolerancën, në mënyrë që të gjithë të jemi bashkë në këtë luftë”, theksoi ai.

Protesta në Novi-Sad u mbajt nga studentët dhe qytetarët që vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për vdekjen e 16 personave, të cilët humbën jetën vitin e kaluar si pasojë e shembjes së një strehe në stacionin e trenit.

Demonstratat janë shndërruar në simbol të pakënaqësisë qytetare ndaj institucioneve, duke kërkuar përgjegjësi dhe transparencë për ngjarjen tragjike.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SERBIA LIVE – VESTI (@serbialive_vesti)

Arrestimi i ish-policit në Serbi, Koci: Kurti protestoi publikisht kur u ndalua një ish-deputet i LVV-së, tash asnjë fjalë
8 benefits of Yoga that are supported by science
Masakra e Reçakut, ngjarja që ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës
FSK-ja do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën
Emotional Intelligence: Why It’s Important
TAGGED:Flamuri KombëtarSerbi
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Ekonomia e Kosovës në dekadën e fundit: Rritje në shifra, ulje në jetën reale
Next Article Venezuela bëhet superarma e naftës, që Trumpi ka kundër Kinës
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

about us

Rreth Nesh

Find Us on Socials

© Gardiani. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?