By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
GardianiGardianiGardiani
Font ResizerAa
  • BALLINA
  • Lajme
    • Rajoni
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Serbia
  • Botë
  • Siguri
  • Analizë
  • G-Check
Reading: Arrestimi i ish-policit në Serbi, Koci: Kurti protestoi publikisht kur u ndalua një ish-deputet i LVV-së, tash asnjë fjalë
Share
Font ResizerAa
GardianiGardiani
  • Lajme
  • Rajoni
  • Botë
  • Analizë
  • Siguri
  • G-Check
Search
  • BALLINA
  • Lajme
    • Rajoni
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Serbia
  • Botë
  • Siguri
  • Analizë
  • G-Check
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Gardiani > Blog > Rajoni > Arrestimi i ish-policit në Serbi, Koci: Kurti protestoi publikisht kur u ndalua një ish-deputet i LVV-së, tash asnjë fjalë
Rajoni

Arrestimi i ish-policit në Serbi, Koci: Kurti protestoi publikisht kur u ndalua një ish-deputet i LVV-së, tash asnjë fjalë

Last updated: June 11, 2025 8:45 am
gardiani
10 months ago
Share
SHARE

Avokati Arianit Koci ka reaguar sot lidhur me heshtjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti lidhur me arrestimin e ish-policit, Arbnor Spahiu në Serbi.

Koci në një postim shkruan se kryeministri Kurti protestoi publikisht kur u ndalua një ish-deputet i Vetëvendosjes nga ana e policisë serbe, e tash kur u paraburgos një ish-polic i Njësisë speciale, djali i një polici që ende i shërben shtetit – ende asnjë fjalë.

Lexoni të plotë postimin:

Gabim. Shumë gabim.

Kryeministri Kurti protestoi publikisht kur u ndalua një ish-deputet i Vetëvendosjes nga ana e policisë serbe.

E tash – kur u paraburgos një ish-polic i njësisë speciale, djali i një polici që ende i shërben shtetit – ende asnjë fjalë.

Përsëris: Arbnor Spahiu, s’ka qenë fare polic kur ndodhi sulmi terrorist në Banjskë, ku u vra heroi Afrim Bunjaku – e për çka dyshohet nga ana e autoriteteve serbe.

Të gjitha provat i kam dërgu në gjykatë.

Në anën tjetër, edhe po të kishte qenë?

Pas sulmit terrorist në Banjskë, secili polic që ka marrë pjesë në neutralizimin e sulmit, e ka mbrojtë rendin juridik dhe tërësinë territoriale të Kosovës.

E më shumë se kaq – e ka mbrojtë jetën e qytetarëve. Shqiptarëve dhe serbëve.

Arbnori mbahet në paraburgim në Serbi, vetëm pse është shqiptar.

Asnjë provë. Asnjë fakt. Vetëm padrejtësi.

Serbia po mundet.

Sepse Kosova po hesht. Ose po zgjedh me folë selektivisht.

Sidoqoftë, nuk e le asnjë qytetar të Kosovës vetëm. Sado që është rrezik.

E kryej edhe punën që do të duhej ta kryente shteti i Kosovës.

Global Peace Talks in Lendora Reach Stalemate Over Territorial Disputes
Serbia i lejon spiunët e Putinit të qëllojnë qentë me “topa zëri”
Shpalosja e flamurit kombëtar shqiptar shkakton tensione në protestën e Novi-Sadit
New York Times: Amerikën po vazhdon ta tronditë afera “Shtabi i Përgjithshëm” i Beogradit
Hakerë rusë depërtojnë në një OJQ kyçe në Serbi: Mbi 28 mijë emaile nën kontrollin e inteligjencës së Moskës
TAGGED:Albin KurtiArbnor SpahiuArianit KociPolicia e KosovesRasti BanjskaSerbia
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Pazari i fshehtë i Vladimir Putinit: Ukraina në këmbim të Venezuelës
Next Article Një protestues u përfshi nga zjarri ndërsa kaosi vazhdoi të përhapej në Irlandën e Veriut
about us

Rreth Nesh

Find Us on Socials

© Gardiani. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?