By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
GardianiGardianiGardiani
Font ResizerAa
  • BALLINA
  • Lajme
    • Rajoni
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Serbia
  • Botë
  • Siguri
  • Analizë
  • G-Check
Reading: Hulumtuesi kroat zbulon lidhjet e errëta të Veselinoviqit me Vuçiqin dhe Dodikun
Share
Font ResizerAa
GardianiGardiani
  • Lajme
  • Rajoni
  • Botë
  • Analizë
  • Siguri
  • G-Check
Search
  • BALLINA
  • Lajme
    • Rajoni
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Serbia
  • Botë
  • Siguri
  • Analizë
  • G-Check
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Gardiani > Blog > Serbia > Hulumtuesi kroat zbulon lidhjet e errëta të Veselinoviqit me Vuçiqin dhe Dodikun
Serbia

Hulumtuesi kroat zbulon lidhjet e errëta të Veselinoviqit me Vuçiqin dhe Dodikun

Last updated: January 31, 2026 4:40 pm
gardiani
2 weeks ago
Share
Aleksandar Vuçiq
SHARE

Gazetari i njohur hulumtues kroat, Domagoj Margetiq, ka publikuar në rrjetet sociale akuza të rënda që lidhen me shkatërrimin e një vendi memorial në zonën e Prijedorit, në Bosnje dhe Hercegovinë, një lokalitet me rëndësi të veçantë historike, ku gjatë Luftës së Dytë Botërore është kryer një krim masiv ndaj civilëve serbë.

Sipas Margetiqit, ngjarjet kanë ndodhur gjatë vitit 2023 në zonën e Bukova Kosës, konkretisht në fshatin Veliko Palançishte, ku banorët lokalë janë përballur me presione të paligjshme për t’i detyruar të shesin pronat e tyre.

Ai thekson se këto presione janë ushtruar nga persona të lidhur me biznesmenin serb Zvonko Veselinoviq, përmes kompanisë Drvoexport, e cila, sipas tij, ka hapur miniera qymyri të paligjshme në këtë territor.

“Aleksandar Vuçiq, që në vitin 2023, dërgoi mafien e tij, të udhëhequr nga Zvonko Veselinoviq, e cila me ndihmën e njeriut të besuar të Milorad Dodikut, një personi të quajtur Srdan Kljeçanin, i njohur si Rufi, përmes presioneve mafioze dhe kriminale, shantazheve dhe zhvatjeve klasike mafioze, i detyroi banorët e Prijedorit, konkretisht banorët e Bukova Kosës, të fshatit Veliko Palançishte, që tokën e tyre ta shesin te kompania e Kljeçaninit, Drvoexport. Kjo kompani, në këto lokacione, ka hapur dhe shfrytëzuar miniera plotësisht të paligjshme të qymyrit, nën kontrollin e Zvonko Veselinoviqit si i besuari i Vuçiqit.”

Në deklarimet e tij publike, Margetiq thekson se banorët e zonës, të cilët sipas tij janë të gjithë të përkatësisë etnike serbe, janë përballur me forma të ndryshme kërcënimesh dhe presionesh, përfshirë ndërprerjen e energjisë elektrike dhe furnizimit me ujë, si dhe presione fizike, me synimin që ata të largoheshin nga tokat e tyre.

Sipas tij, shfrytëzimi i qymyrit në këtë zonë dyshohet se është përdorur për përfitime financiare të paligjshme dhe aktivitete të dyshuara për pastrim parash.

Një nga lokacionet që, sipas gazetarit kroat, është shkatërruar gjatë këtyre veprimeve është Jezerine, një vend me peshë të veçantë historike.

Në këtë lokalitet, në tetor të vitit 1942, forcat ustashe kanë vrarë 103 civilë serbë. Për nder të viktimave, banorët lokalë kishin vendosur një kryq përkujtimor, si simbol kujtese dhe respekti për civilët e vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Më tej ai shton se gjatë gërmimeve për hapjen e minierës së qymyrit, ky vend memorial është shkatërruar me mjete të rënda ndërtimi, pavarësisht rëndësisë së tij historike, kulturore dhe simbolike për komunitetin lokal.

Margetiq thotë se shkatërrimi i këtij memoriali përbën jo vetëm një shkelje të rëndë morale, por edhe një cenim të trashëgimisë historike dhe të kujtesës kolektive.

Gazetari hulumtues i lidh këto veprime me struktura të fuqishme politike dhe ekonomike në Serbi dhe në Republikën Serbe, duke përmendur drejtpërdrejt presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe liderin e Republikës Serbe, Milorad Dodik.

Sipas Margetiqit, këto struktura dyshohet se kanë krijuar një ambient të pandëshkueshmërisë, që ka mundësuar zhvillimin e aktiviteteve të paligjshme dhe shkatërrimin e vendeve me rëndësi historike.

Serbia i lejon spiunët e Putinit të qëllojnë qentë me “topa zëri”
Serbia blen me fonde të BE-së teknologji nga kompania e sanksionuar ruse
Vuçiq akuzon direkt SHBA-në dhe vendet e rajonit: Kanë mbështetur protestat në Serbi
Serbia në pikë kthese: Dështimi diplomatik ndaj Perëndimit dhe afrimi me Rusinë gjatë vitit 2025
Misteri i fondeve që shteti i Serbisë ndan për Qendrën Serbo-Ruse në Nish
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article FSK-ja do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën
Next Article Vuçiq akuzon direkt SHBA-në dhe vendet e rajonit: Kanë mbështetur protestat në Serbi
about us

Rreth Nesh

Find Us on Socials

© Gardiani. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?