Ky projekt parashikonte shembjen e kompleksit të ushtarak dhe ndërtimin e një kompleksi luksoz hotelesh në atë vend.
Në këtë marrëveshje ishin të përfshirë autoritetet serbe dhe kompania “Affinity Partners”, e cila është në pronësi të Jared Kushner, dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump.
Sipas dokumenteve të siguruara nga “New York Times”, ekzistonte një marrëveshje paraprake që parashikonte kalimin e pronësisë së këtij kompleksi në duar private pas ndërtimit të projektit.
Ngjarja ka marrë një kthesë të rëndësishme pas arrestimit të drejtorit të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës në Serbi, i cili akuzohet për falsifikimin e dokumenteve që lejuan kalimin e statusit të mbrojtur të këtij objekti.
Pas këtij zhvillimi, avokati i “Affinity Partners”, Ian Brekke, udhëtoi menjëherë për në Beograd për të hetuar situatën.
Në takimet me zyrtarët serbë, ata u përpoqën të shpjegonin ngjarjen si një gabim administrativ, por Kushner urdhëroi një hetim të plotë, i cili është ende në vazhdim.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka refuzuar të komentojë këtë çështje, ndërsa Mali, ka shmangur çdo deklaratë, duke u mbështetur në sekretin e hetimit.
Kjo ka nxitur kritika nga opozita dhe shoqëria civile, të cilët kërkojnë transparencë dhe përgjegjësi për këtë projekt të dyshimtë.
Ky rast ka tërhequr vëmendjen e publikut amerikan dhe ka ngritur shqetësime për ndikimin e politikës amerikane në projekte të tilla ndërkombëtare, duke e lidhur këtë ngjarje me periudhën kur Trump ishte president dhe Kushner kishte një rol të rëndësishëm në politikën e jashtme amerikane.