By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
GardianiGardianiGardiani
Font ResizerAa
  • BALLINA
  • Lajme
    • Rajoni
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Serbia
  • Botë
  • Siguri
  • Analizë
  • G-Check
Reading: Aktakuzë për krime lufte ndaj ish-gardianes së Burgut të Prishtinës
Share
Font ResizerAa
GardianiGardiani
  • Lajme
  • Rajoni
  • Botë
  • Analizë
  • Siguri
  • G-Check
Search
  • BALLINA
  • Lajme
    • Rajoni
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Serbia
  • Botë
  • Siguri
  • Analizë
  • G-Check
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Gardiani > Blog > Kosova > Aktakuzë për krime lufte ndaj ish-gardianes së Burgut të Prishtinës
Kosova

Aktakuzë për krime lufte ndaj ish-gardianes së Burgut të Prishtinës

Last updated: January 17, 2026 10:58 pm
gardiani
2 weeks ago
Share
SHARE

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë një aktakuzë për krime lufte kundër popullatës civile ndaj një gruaje, e cila më 1998-99 kishte qenë gardiane në Burgun e Prishtinës, në paralelen në Lipjan.

Sipas njoftimit, e akuzuara N.C., si gardiane, në paralelen për gra në Lipjan, së bashku me zyrtarë të tjerë të burgut “ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare gjatë konfliktit të armatosur, përkatësisht kohës së luftës”.

Prokuroria Speciale e akuzon N.C. se “në mënyrë sistematike, i ka keqtrajtuar të burgosurat shqiptare, duke i kanosur për jetë dhe torturuar në mënyrë çnjerëzore me mjete të ndryshme, si shkop gome, shqelma dhe grushte, deri në alivanosje, duke u shkaktuar lëndime trupore”.

Si pasojë e këtyre veprimeve, tha Prokuroria, viktimat kanë pësuar dhunë psikike, gjendje ankthi dhe frike, dhe u është cenuar rëndë dinjiteti njerëzor.

Kohëve të fundit, autoritetet e drejtësisë në Kosovë kanë ngritur një sërë aktakuzash për krime lufte.

Dhjetorin e vitit të kaluar, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë në mungesë ndaj 21 personave për vrasjen e civilëve në Reçak të Shtimes. Ndërkaq, më herët gjatë vitit 2025 u ngrit një aktakuzë tjetër në mungesë ndaj 21 personave për dëbimin me forcë të mbi 800.000 civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës.

Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në 1999, u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.

Më shumë se 1.500 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

Qindra shqiptarë të vrarë nga Kosova janë gjetur në varreza masive në Serbi. Trupat e tyre janë bartur nga forcat serbe me qëllim që të fshihen krimet.

Udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të Serbisë janë arrestuar, gjykuar dhe dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për ish-Jugosllavi për krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë.

Ndër ta ishte edhe ish-udhëheqësi serb, Sllobodan Millosheviq, i cili vdiq në burg pa arritur të dënohet për përgjegjësinë në urdhërimin e krimeve të luftës në Kosovë./Gardiani.

A po shkon Serbia drejt një Serbo-Maidan-i?
Hakerë rusë depërtojnë në një OJQ kyçe në Serbi: Mbi 28 mijë emaile nën kontrollin e inteligjencës së Moskës
BE-ja lehtëson sanksionet ndaj Kosovës
Misteri i fondeve që shteti i Serbisë ndan për Qendrën Serbo-Ruse në Nish
Vrasja e Oliver Ivanoviqit, një atentat politik i ndërtuar me presion, propagandë dhe krim të organizuar
TAGGED:AktakuzëKosovaKrime lufteProkuroria Speciale e KosovësSerbia
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article RTS dezinformon për Kosovën: Prodhimi i dronëve në domenin e marketingut dhe dizajnit 3D
Next Article Heshtja e Kremlinit: Reagim i zbehtë nga Moska për ngjarjet në Iran dhe Venezuelë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

about us

Rreth Nesh

Find Us on Socials

© Gardiani. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?