By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
GardianiGardianiGardiani
Font ResizerAa
  • BALLINA
  • Lajme
    • Rajoni
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Serbia
  • Botë
  • Siguri
  • Analizë
  • G-Check
Reading: New York Times: Amerikën po vazhdon ta tronditë afera “Shtabi i Përgjithshëm” i Beogradit
Share
Font ResizerAa
GardianiGardiani
  • Lajme
  • Rajoni
  • Botë
  • Analizë
  • Siguri
  • G-Check
Search
  • BALLINA
  • Lajme
    • Rajoni
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Serbia
  • Botë
  • Siguri
  • Analizë
  • G-Check
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Gardiani > Blog > Rajoni > New York Times: Amerikën po vazhdon ta tronditë afera “Shtabi i Përgjithshëm” i Beogradit
Rajoni

New York Times: Amerikën po vazhdon ta tronditë afera “Shtabi i Përgjithshëm” i Beogradit

Last updated: June 11, 2025 9:07 am
gardiani
11 months ago
Share
Beograd, 27. mart 2024. Generalštab zgrada, Generalštab Vojske Srbije Foto: Goran Srdanov/Nova.rs
SHARE

Afera “Shtabi i Përgjithshëm” ka vazhduar të tronditë opinionin publik në Shtetet e Bashkuara, pas publikimit të një artikulli të detajuar nga gazeta prestigjioze amerikan “New York Times“.

Mediumi amerikan hedh dritë mbi rolin e ministrit serb të Financave, Sinisha Malit në falsifikimin e dokumentacionit për transferimin e pronës së kompleksit ushtarak në Beograd, i cili ishte bombarduar në vitin 1999 nga forcat e NATO-s.

Ky projekt parashikonte shembjen e kompleksit të ushtarak dhe ndërtimin e një kompleksi luksoz hotelesh në atë vend.

Në këtë marrëveshje ishin të përfshirë autoritetet serbe dhe kompania “Affinity Partners”, e cila është në pronësi të Jared Kushner, dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump.

Sipas dokumenteve të siguruara nga “New York Times”, ekzistonte një marrëveshje paraprake që parashikonte kalimin e pronësisë së këtij kompleksi në duar private pas ndërtimit të projektit.

Ngjarja ka marrë një kthesë të rëndësishme pas arrestimit të drejtorit të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës në Serbi, i cili akuzohet për falsifikimin e dokumenteve që lejuan kalimin e statusit të mbrojtur të këtij objekti.

Pas këtij zhvillimi, avokati i “Affinity Partners”, Ian Brekke, udhëtoi menjëherë për në Beograd për të hetuar situatën.

Në takimet me zyrtarët serbë, ata u përpoqën të shpjegonin ngjarjen si një gabim administrativ, por Kushner urdhëroi një hetim të plotë, i cili është ende në vazhdim.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka refuzuar të komentojë këtë çështje, ndërsa Mali, ka shmangur çdo deklaratë, duke u mbështetur në sekretin e hetimit.

Kjo ka nxitur kritika nga opozita dhe shoqëria civile, të cilët kërkojnë transparencë dhe përgjegjësi për këtë projekt të dyshimtë.

Ky rast ka tërhequr vëmendjen e publikut amerikan dhe ka ngritur shqetësime për ndikimin e politikës amerikane në projekte të tilla ndërkombëtare, duke e lidhur këtë ngjarje me periudhën kur Trump ishte president dhe Kushner kishte një rol të rëndësishëm në politikën e jashtme amerikane. 

A po shkon Serbia drejt një Serbo-Maidan-i?
Dezinformim: Pretendimet e Listës Serbe për “spastrimin etnik” përmes Ligjit për të Huajt janë të pavërteta
Misteri i fondeve që shteti i Serbisë ndan për Qendrën Serbo-Ruse në Nish
Spiunazh apo sabotim: Pse hakerat rusë po synojnë Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë?
Global Peace Talks in Lendora Reach Stalemate Over Territorial Disputes
TAGGED:Aleksandar VuçiqDonald TrumpNew York TimesSerbiaSHBA
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Një protestues u përfshi nga zjarri ndërsa kaosi vazhdoi të përhapej në Irlandën e Veriut
Next Article BYD do të ndërtojë rrjetin e vet të karikuesve megavatikë në Evropë
about us

Rreth Nesh

Find Us on Socials

© Gardiani. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?