By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
GardianiGardianiGardiani
Font ResizerAa
  • BALLINA
  • Lajme
    • Rajoni
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Serbia
  • Botë
  • Siguri
  • Analizë
  • G-Check
Reading: Mbrojtja e Thaçit dhe Veselit me deklarata përmbyllëse në Hagë: “Nuk ka prova, kërkohet lirimi”
Share
Font ResizerAa
GardianiGardiani
  • Lajme
  • Rajoni
  • Botë
  • Analizë
  • Siguri
  • G-Check
Search
  • BALLINA
  • Lajme
    • Rajoni
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Serbia
  • Botë
  • Siguri
  • Analizë
  • G-Check
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Gardiani > Blog > Kulturë > Mbrojtja e Thaçit dhe Veselit me deklarata përmbyllëse në Hagë: “Nuk ka prova, kërkohet lirimi”
Kulturë

Mbrojtja e Thaçit dhe Veselit me deklarata përmbyllëse në Hagë: “Nuk ka prova, kërkohet lirimi”

Sometimes the hardest thing about saving money is just getting started. This step-by-step guide for how to save money can help you develop a simple and realistic strategy

Last updated: February 11, 2026 5:06 pm
gardiani
5 years ago
Share
Hagë
SHARE

Në Gjykatën Speciale në Hagë, të mërkurën më 11 shkurt, ka vazhduar seanca me deklaratat përmbyllëse të mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa më pas fjalën e nisi edhe mbrojtja e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Mbrojtja e Thaçit: S’ka pasur ndërmarrje të përbashkët kriminale

Avokatja Nina Tavakoli kundërshtoi pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) se Thaçi kishte dijeni për krimet e kryera në verën e vitit 1999 dhe nuk kishte vepruar për t’i parandaluar apo ndëshkuar ato.

Sipas saj, përgjegjës për ndjekjen e krimeve në atë periudhë ishte UNMIK-u, ndërsa Thaçi, si kryeministër i Qeverisë së përkohshme, kishte rol të kufizuar. Tavakoli tha se ai kishte bërë thirrje publike për tolerancë dhe u kishte kërkuar serbëve të mos largoheshin nga Kosova, duke shtuar se kjo e kishte ekspozuar atë ndaj rreziqeve personale dhe politike.

Ajo theksoi se vazhdimi i dhunës, pavarësisht thirrjeve për qetësi, dëshmon se Thaçi nuk kishte kontroll efektiv mbi kryerësit e veprave.

Prosper: Prokuroria tregoi mungesë respekti ndaj dëshmitarëve

Avokati Pierre-Richard Prosper kritikoi ZPS-në për trajtimin e shtatë dëshmitarëve ndërkombëtarë të mbrojtjes, duke thënë se Prokuroria ka treguar “arrogancë” dhe mungesë respekti ndaj figurave që kishin përfaqësuar SHBA-në, NATO-n dhe OKB-në.

Në mesin e dëshmitarëve të mbrojtjes ishin ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit James Rubin, gjenerali amerikan në pension Wesley Clark dhe diplomati Christopher Hill.

Sipas Prosperit, këta dëshmitarë kanë deklaruar se UÇK-ja nuk kishte komandë dhe kontroll efektiv, se Thaçi nuk ishte përgjegjës për krimet e pretenduara dhe se konflikti i armatosur kishte përfunduar në qershor 1999.

Ai kundërshtoi pretendimin e Prokurorisë se Thaçi kishte mashtruar zyrtarë të lartë ndërkombëtarë, duke e cilësuar këtë si të pabesueshme.

Mishetiq: ZPS kërkon dënim që nënkupton burgim të përjetshëm

Kryembrojtësi i Thaçit, Lluka Mishetiq, deklaroi se Prokuroria nuk ka vërtetuar ekzistencën e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” (NPK) dhe nuk ka dëshmuar se si Thaçi ka kontribuar në krimet e përfshira në aktakuzë, përfshirë vrasje dhe ndalime të paligjshme.

Ai tha se klienti i tij ka qëndruar jashtë vendit për pjesën më të madhe të periudhës që mbulon aktakuza.

Mishetiq kritikoi kërkesën e ZPS-së për dënim me nga 45 vjet burgim për secilin prej katër të akuzuarve, duke thënë se kjo në praktikë përbën “burgim të përjetshëm” dhe nuk bazohet në praktikat e mëparshme gjyqësore.

Sipas tij, Thaçi duhet të shpallet i pafajshëm dhe të lirohet.

Mbrojtja e Veselit: “Nuk ekziston asnjë provë”

Pas përfundimit të deklaratave të mbrojtjes së Thaçit, fjalën e nisi mbrojtja e Kadri Veselit.

Avokati Rodney Dixon e cilësoi çështjen kundër Veselit si “përpjekje për të gjetur njëbrirëshin”, duke argumentuar se për më shumë se pesë vjet hetime, Prokuroria nuk ka gjetur asnjë provë për përfshirjen e tij në veprimtari penale.

Ai tha se Veseli ishte anëtar i përkushtuar i UÇK-së dhe se pjesëmarrja në të nuk përbën krim. Sipas Dixonit, asnjë dëshmitar në gjykatë nuk e ka lidhur Veselin me ndonjë vepër penale të përmendur në aktakuzë.

Mbrojtja argumentoi se provat e paraqitura nga ZPS janë dytësore, të pavërtetuara dhe të bazuara në dëshmi që nuk janë testuar përmes kundërpyetjes.

Dixon shtoi se veprimet legjitime për çlirimin e Kosovës nuk mund të shndërrohen në “ndërmarrje të përbashkët kriminale”.

Deklaratat përmbyllëse të mbrojtjes së Veselit do të vazhdojnë edhe në seancën e radhës në Gjykatën Speciale në Hagë./Gardiani.

Putini e terrorizoi fëmijërinë e kësaj shkrimtareje
Pazari i fshehtë i Vladimir Putinit: Ukraina në këmbim të Venezuelës
TAGGED:Beautiful
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga aktakuza te dëshmitë e fundit – historia e gjykimit të UÇK-së në Hagë
Next Article Hakerë rusë depërtojnë në një OJQ kyçe në Serbi: Mbi 28 mijë emaile nën kontrollin e inteligjencës së Moskës
about us

Rreth Nesh

Find Us on Socials

© Gardiani. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?