By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
GardianiGardianiGardiani
Font ResizerAa
  • BALLINA
  • Lajme
    • Rajoni
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Serbia
  • Botë
  • Siguri
  • Analizë
  • G-Check
Reading: Masakra e Reçakut, ngjarja që ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës
Share
Font ResizerAa
GardianiGardiani
  • Lajme
  • Rajoni
  • Botë
  • Analizë
  • Siguri
  • G-Check
Search
  • BALLINA
  • Lajme
    • Rajoni
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Serbia
  • Botë
  • Siguri
  • Analizë
  • G-Check
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Gardiani > Blog > Kosova > Masakra e Reçakut, ngjarja që ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës
KosovaLajme

Masakra e Reçakut, ngjarja që ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës

Last updated: January 15, 2026 7:37 pm
gardiani
2 weeks ago
Share
SHARE

Më 15 janar të vitit 1999, në fshatin Reçak të Komunës së Shtimes, forcat policore dhe ushtarake serbe vranë 45 civilë shqiptarë, në një nga krimet më të rënda të luftës në Kosovë.

Në orët e hershme të mëngjesit të 15 janarit, banorët e paktë që kishin mbetur në Reçak u zgjuan nga krismat e armëve.

Të frikësuar, ata u strehuan në shtëpi dhe bodrume, ndërsa forcat serbe hynë në fshat dhe zhvilluan një operacion që përfundoi me vrasjen e 45 civilëve shqiptarë.

Trupat e të vrarëve mbetën në një luginë të fshatit deri në mëngjesin e 16 janarit, kur në Reçak mbërriti William Walker. Pas vizitës në vendin e ngjarjes, ai deklaroi para mediave se ishte përballur me atë që mund të quhej vetëm një “mizori e papërshkrueshme”, duke shprehur indinjatën e tij personale dhe të misionit që drejtonte.

“Fatkeqësisht nuk kam fjalë për të përshkruar indinjatën time personale ose atë të të gjithë atyre që ishin me mua në vendin e asaj që mund të quhet vetëm si një mizori e papërshkrueshme”.

Pas largimit të Walkerit, banorët i mblodhën trupat dhe i vendosën në xhaminë e fshatit, me qëllim organizimin e varrimit. Megjithatë, forcat policore dhe ushtarake serbe nuk lejuan varrosjen dhe shpërthyen përleshje mes tyre dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas gati dy ditësh luftimesh, trupat e civilëve të vrarë u morën me forcë dhe u dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, nën arsyetimin e kryerjes së obduksioneve, ndërkohë që autoritetet serbe mohonin masakrën dhe pretendonin se viktimat ishin pjesëtarë të UÇK-së të vrarë në luftime.

Vrasja e civilëve shqiptarë u dënua edhe nga presidenti amerikan i asaj kohe, Bill Clinton, i cili përmes një video-mesazhi tha se bëhej fjalë për një akt të qëllimshëm vrasjeje pa dallim, të kryer për të mbjellë frikë te populli i Kosovës.

Pamjet nga Reçaku bënë jehonë në mbarë botën dhe rritën ndjeshëm presionin ndërkombëtar mbi regjimin e Sllobodan Millosheviqit. Më 6 shkurt 1999, në Rambuje të Francës filluan bisedimet ndërkombëtare mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë, konferenca e parë e këtij niveli e organizuar ndonjëherë për Kosovën.

Ndërkohë, familjarët e viktimave u lejuan gradualisht t’i merrnin trupat nga Prishtina dhe t’i kthenin në Reçak. Procesi zgjati disa ditë, për shkak të pengesave nga administrata serbe. Më 11 shkurt 1999, pas gati një muaji pritjeje, u organizua ceremonia e varrimit të 45 civilëve të vrarë.

Pas dështimit të konferencës së Rambujesë, më 24 mars 1999, NATO filloi bombardimet ndaj caqeve ushtarake të ish-Jugosllavisë, me arsyetimin për të ndalur shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut në Kosovë.

Lufta përfundoi më 10 qershor 1999, kur trupat ushtarake dhe policore serbe u tërhoqën nga Kosova.

Masakra e Reçakut mbetet një nga ngjarjet më të dhimbshme dhe më përcaktuese në historinë e Kosovës, simbol i vuajtjeve të civilëve dhe një moment kyç që ndryshoi rrjedhën e zhvillimeve politike dhe ndërkombëtare./Gardiani.

Vuçiq me tone përçmuese ndaj Trumpit: Publiku nuk reagoi ndaj “akrobacive” të tij në Davos
Ekonomia e Kosovës në dekadën e fundit: Rritje në shifra, ulje në jetën reale
Rutte kërkon përgjegjësi nga Beogradi për Banjskën dhe sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it
“50 emigrantë për një vit”, Qeveria e Kosovës e gatshme të pranojë kërkesën e Amerikës
BE-ja lehtëson sanksionet ndaj Kosovës
TAGGED:Gjenocidi serbKosovaMasakra e ReçakutSerbia
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article “50 emigrantë për një vit”, Qeveria e Kosovës e gatshme të pranojë kërkesën e Amerikës
Next Article A po shkon Serbia drejt një Serbo-Maidan-i?
about us

Rreth Nesh

Find Us on Socials

© Gardiani. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?