By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
GardianiGardianiGardiani
Font ResizerAa
  • BALLINA
  • Lajme
    • Rajoni
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Serbia
  • Botë
  • Siguri
  • Analizë
  • G-Check
Reading: Energjia në treg të lirë: Ndikimi në çmimet e shërbimeve publike
Share
Font ResizerAa
GardianiGardiani
  • Lajme
  • Rajoni
  • Botë
  • Analizë
  • Siguri
  • G-Check
Search
  • BALLINA
  • Lajme
    • Rajoni
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Serbia
  • Botë
  • Siguri
  • Analizë
  • G-Check
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Gardiani > Blog > Të Veçuara > Energjia në treg të lirë: Ndikimi në çmimet e shërbimeve publike
Të Veçuara

Energjia në treg të lirë: Ndikimi në çmimet e shërbimeve publike

Last updated: June 11, 2025 10:31 am
gardiani
8 months ago
Share
SHARE

Ndërsa zhurma më e madhe për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike në Kosovë është dëgjuar nga sektori privat, ndërmarrjet publike kanë hyrë në këtë proces pa shumë bujë, por jo pa pasoja.

Me çmime të tregut që nuk do të rregullohen më nga shteti dhe me kosto të reja energjetike që priten, pyetja kryesore që shtrohet është: a do të rriten çmimet e shërbimeve publike që qytetarët i marrin çdo ditë?

Ekspertët e ekonomisë paralajmërojnë se ky tranzicion mund të sjellë rritje të tarifave për shërbime esenciale, si uji dhe pastrimi, të cilat varen drejtpërdrejt nga konsumi i energjisë.

“Çdo tentim i këtyre ndërmarrjeve për lëvizje të çmimeve, duhet të ndalohet nga pronarët e tyre. E, pronarët e tyre dihet se kush janë – në nivel lokal janë komunat, kurse në nivel qendror është qeveria”, thotë Berim Ramosaj, profesor i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës.

Furnizim nga KEK-u

Zyra e Rregullatorit të Energjisë e Kosovës – ZRRE konfirmon se, nga 1 qershori, në tregun e hapur të energjisë kanë dalë të gjitha ndërmarrjet publike qendrore dhe lokale, që kanë mbi 10 milionë euro qarkullim dhe mbi 50 punëtorë.

Këto ndërmarrje janë duke u furnizuar nga Korporata Energjetike e Kosovës, e cila është licencuar nga ZRRE-ja për furnizim komercial me rrymë.

Paraprakisht, ato janë furnizuar nga Operatori për Furnizim me Energji – KESCO, me tarifa të rregulluara nga ZRRE-ja.

Furnizimi, tani e tutje, do të bëhet me çmime të tregut dhe jo të përcaktuara nga institucionet shtetërore.

As KEK-u, as ZRRE-ja nuk kanë ofruar informata të detajuara për numrin e ndërmarrjeve publike që kanë nënshkruar kontrata për furnizim me energji në treg të hapur.

Në një komunikatë për media më 5 qershor, KEK-u ka bërë të ditur se ka nënshkruar 15 kontrata komerciale me konsumatorë që kanë zgjedhur furnizim të drejtpërdrejtë, por nuk ka saktësuar nëse bëhet fjalë për ndërmarrje publike apo private.

Përveç KEK-ut, në Kosovë janë të licencuara edhe 20 kompani të tjera për furnizim me energji elektrike, ndërsa një tjetër ndodhet në proces të licencimit.

Sfidat financiare

Aktualisht, në vend funksionojnë 18 ndërmarrje publike qendrore dhe rajonale, të cilat operojnë në sektorë të ndryshëm si: energjia, transporti, telekomunikacioni, shërbimet postare, menaxhimi i mbeturinave, ujësjellësi e të tjera.

Përveç tyre, sipas Institutit për Hulumtime të Avancuara – GAP, ekzistojnë edhe 55 ndërmarrje publike lokale.

Blendi Hasaj, nga ky institut, vlerëson për Radion Evropa e Lirë se ndërmarrjet publike me performancë të mirë, mund të arrijnë t’i ruajnë çmimet aktuale të shërbimeve, por ato që ndër vite janë përballur me vështirësi financiare, do të kenë sfida për shkak të rritjes së kostos së energjisë elektrike.

“Ky realitet na çon te një pikë kyçe: këto kompani ose duhet t’i rrisin çmimet e shërbimeve, ose duhet të ndërhyjë qeveria. Një prej mundësive është që qeveria t’i subvencionojë këto ndërmarrje, sepse nuk besoj se do të ishte e përshtatshme që të gjitha shërbimet publike të shtrenjtoheshin përnjëherë”, thotë Hasaj.

E pyetur nga Radio Evropa e Lirë për mundësinë e tillë të subvencionimit, Qeveria e Kosovës nuk u përgjigj.

REL-i ka kontaktuar edhe disa prej ndërmarrjeve publike – përfshirë Telekomin e Kosovës, Postën, Trepçën, Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Kompaninë Rajonale “Pastrimi”, Kompaninë për Menaxhimin e Deponive dhe Trafikun Urban – për t’i pyetur nëse dalja në tregun e hapur do të ndikojë në rritjen e çmimeve të shërbimeve që ato ofrojnë.

Nga të gjitha këto, vetëm Telekomi i Kosovës/VALA ka kthyer përgjigje, duke deklaruar se çdo rritje e kostove, përfshirë edhe ato të energjisë, ndikon drejtpërdrejt në çmimin e shërbimeve që ofron kompania.

“… por, ne do të bëjmë përpjekje – për aq sa është e mundur – që kjo kosto shtesë të reflektohet sa më pak në çmimin e shërbimeve për konsumatorët”, tha Fadil Lepaja, udhëheqës i Zyrës për Komunikim në këtë kompani.

Sipas tij, Telekomi paguan rreth 1.5 milion euro në vit për faturat e energjisë elektrike.

Çka thonë bizneset për liberalizimin e energjisë?

Bashkë me ndërmarrjet publike, në tregun e lirë të energjisë kanë hyrë edhe rreth 1.300 biznese private.

Por, hapja e këtij tregu ka nxitur reagime të forta dhe shqetësime të shumta për çmimet dhe gatishmërinë e vendit për këtë ndryshim.

Përfaqësuesit e biznesit kërkojnë me ngulm shtyrjen e liberalizimit për së paku një vit, duke argumentuar se çmimet që ofrojnë kompanitë e licencuara për furnizim, janë shumë më të larta sesa ato të përcaktuara nga shteti, ndërsa një pjesë e tyre nuk kanë paraqitur ende oferta në treg.

Në këtë situatë, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i ka kërkuar ZRRE-së pezullimin urgjent të procesit deri në plotësimin e kushteve thelbësore.

“Vetëm pak ditë pas hyrjes në fuqi të liberalizimit, së paku dy kompani prodhuese i kanë pezulluar operacionet, duke përmendur si arsye kostot e larta të energjisë elektrike. Institucionet shtetërore janë informuar për këto zhvillime”, thuhet në komunikatën e saj për media të lëshuar më 5 qershor.

Liberalizimi i tregut energjetik është një kërkesë e Bashkimit Evropian dhe parashikohet në Traktatin e Komunitetit të Energjisë që Kosova e ka nënshkruar që nga viti 2005, së bashku me vendet e tjera të rajonit.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë gjithashtu tregje të liberalizuara energjetike.

Edhe në këto dy vende fillimisht kishte rezistencë, por sot procesi shihet si mundësi për menaxhim më të mirë të kostove energjetike.

Në Kosovë, megjithatë, ky tranzicion ndodh në një moment sfidues ekonomik – sipas një ankete të fundit të Eurobarometrit, 45 për qind e qytetarëve thonë se përballja me shpenzimet për mbijetesë është brenga e tyre kryesore, raporton REL.

Nga aktakuza te dëshmitë e fundit – historia e gjykimit të UÇK-së në Hagë
“Kërkojmë tranzicion, jo lëmoshë”, “Mos na e ndalni prodhimin”, bizneset protestojnë në shesh kundër tregut të lirë të energjisë
TAGGED:Energjia në treg të lirëKEDSKEKKOSTTZRRE
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Putini e terrorizoi fëmijërinë e kësaj shkrimtareje
Next Article Lufta nga qielli: Historia e ndërhyrjes që ndryshoi fatin e Kosovës
about us

Rreth Nesh

Find Us on Socials

© Gardiani. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?