By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
GardianiGardianiGardiani
Font ResizerAa
  • BALLINA
  • Lajme
    • Rajoni
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Serbia
  • Botë
  • Siguri
  • Analizë
  • G-Check
Reading: Bashkëshortja kërkoi reagim për arrestimin e policit në Serbi, flasin nga Presidenca: Osmani është në kontakt me QUINT-in
Share
Font ResizerAa
GardianiGardiani
  • Lajme
  • Rajoni
  • Botë
  • Analizë
  • Siguri
  • G-Check
Search
  • BALLINA
  • Lajme
    • Rajoni
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Serbia
  • Botë
  • Siguri
  • Analizë
  • G-Check
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Gardiani > Blog > Kosova > Bashkëshortja kërkoi reagim për arrestimin e policit në Serbi, flasin nga Presidenca: Osmani është në kontakt me QUINT-in
KosovaLajme

Bashkëshortja kërkoi reagim për arrestimin e policit në Serbi, flasin nga Presidenca: Osmani është në kontakt me QUINT-in

Last updated: June 11, 2025 10:17 am
gardiani
8 months ago
Share
SHARE

Arbnor Spahiu, ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, që nga e shtuna ndodhet në paraburgim në Serbi.

Ai sipas një aktakuze të ngritur nga BIA serbe po dyshohet për “vrasje të rëndë” në Banjskë, për të cilën rrezikon të dënohet me 10 vjet ose burgim të përjetshëm.

Bashkëshortja e tij, Arieta Spahiu publikisht i ka kërkuar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe institucioneve të vendit që të reagojnë.

“Nuk po flas këtu vetëm si bashkëshorte. Po flas si qytetare. Sepse nesër kjo mund t’i ndodhë dikujt tjetër. Kërkoj nga Presidentja Vjosa Osmani, nga Qeveria dhe nga të gjitha institucionet që të reagojnë menjëherë. Arbnori duhet të kthehet në shtëpi. Ai nuk është fajtor – ai është një hero i heshtur i këtij vendi”, ka thënë ajo.

Lidhur me këtë nga Presidenca e Kosovës, kanë bërë të ditur për Telegrafin se presidentja Vjosa Osmani ka kontaktuar menjëherë me Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi.

“Presidentja Osmani, sapo është njoftuar për rastin, ka kontaktuar menjëherë me Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi dhe ka qenë poashtu në kontakt me shtetet e Quint-it dhe Zyrën e BE-së. Angazhimi i Presidentes do të vazhdojë”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani.

As 30 tentime s’u mjaftojnë deputetëve për ta bërë Kuvendin e ri të Kosovës
Lufta nga qielli: Historia e ndërhyrjes që ndryshoi fatin e Kosovës
Trump touts $142bn arms deal on Saudi visit and lifts sanctions on Syria
BE-ja lehtëson sanksionet ndaj Kosovës
Poland blames Russian intelligence for arson attack on Warsaw shopping center last year
TAGGED:Arbnor SpahiuBIA serbePolicia e KosovesQUINTVjosa Osmani
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Plot me proteina, vitamina dhe minerale – ja pse skumbri është peshku më i shëndetshëm në botë
Next Article Çka do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
about us

Rreth Nesh

Find Us on Socials

© Gardiani. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?