By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
GardianiGardianiGardiani
Font ResizerAa
  • BALLINA
  • Lajme
    • Rajoni
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Serbia
  • Botë
  • Siguri
  • Analizë
  • G-Check
Reading: Armand Duka deklaroi se nuk e njeh, reagon Xhuli: Ai e ka privatizuar Kombëtaren e Shqipërisë
Share
Font ResizerAa
GardianiGardiani
  • Lajme
  • Rajoni
  • Botë
  • Analizë
  • Siguri
  • G-Check
Search
  • BALLINA
  • Lajme
    • Rajoni
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Serbia
  • Botë
  • Siguri
  • Analizë
  • G-Check
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Gardiani > Blog > ShowBiz > Armand Duka deklaroi se nuk e njeh, reagon Xhuli: Ai e ka privatizuar Kombëtaren e Shqipërisë
ShowBiz

Armand Duka deklaroi se nuk e njeh, reagon Xhuli: Ai e ka privatizuar Kombëtaren e Shqipërisë

Last updated: June 11, 2025 10:26 am
gardiani
9 months ago
Share
SHARE

Juliana Nura ka qenë e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka folur për zhurmën e krijuar në media pas lajmit se ajo kishte siguruar bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi nëpërmjet presidentit të FSHF-së, Armand Dukës. Ky i fundit ka deklaruar se nuk e njeh Julianën – një pohim që ka ngritur pikëpyetje dhe ka nxitur reagime në rrjete sociale.

Në intervistën e saj, Juliana sqaroi se ka siguruar biletat përmes kontakteve të njohura dhe se kjo është një praktikë e zakonshme për personat që punojnë në media.

“Njerëzit e Armandos ne i kemi të njohur dhe i kam bërë një telefonatë. Kam marrë dhe bileta online, për shkak të tifozave kuqezi dhe Plisat, që të mos bëhej rrëmujë. Sepse është një lojë shumë e tensionuar, me Serbinë, e dimë si është historia jonë,” – tha ajo.

Ajo shtoi se pjesë të biletave i kishte siguruar në mënyrë të rregullt, online, ndërsa pjesa tjetër nëpërmjet kontakteve, duke theksuar se për figurat publike dhe gazetarët, kjo është diçka e natyrshme.

“Ne që jemi media, që jemi në televizion, i marrim biletat sepse është diçka që na takon. Nuk e kuptoj pse u bë kaq e madhe,” u shpreh Juliana.

E pyetur nëse e njeh personalisht Armand Dukën, ajo u përgjigj se e ka hasur disa herë në ambientet e stadiumit “Air Albania”, por marrëdhënia e tyre nuk shkon përtej një përshëndetjeje formale.

“Kur kam qenë në Tiranë në ‘Air Albania’ e kam hasur disa herë, i kam dhënë dorën, por kaq”, tha ajo.

Sa i përket deklaratës së Dukës se nuk e njeh, Juliana u tregua e rezervuar, duke shtuar: “Nuk e kam parë këtë, përderisa nuk e kam parë nuk di se çfarë të them. Por për shkak imazhi… unë mendoj se është privatizuar ‘Air Albania’, është privatizuar Kombëtarja prej tij. Kështu e kuptoj, që është një biznes i tij dhe nuk do që ta dëmtojë duke thënë që i ka dërguar bileta”.

Në fund, ajo shprehu pakënaqësinë për mënyrën si po menaxhohet qasja në stadium dhe mungesën e hapësirës për tifozët e përkushtuar shqiptarë.

“Nuk është e drejtë të lësh tifozat kuqezi dhe Plisat jashtë ‘Air Albania’,” përfundoi ajo. Deklaratat e Julianës vijnë në një kohë kur ndarja e biletave për ndeshjet e rëndësishme të Kombëtares shqiptare po shihet me shumë vëmendje nga publiku dhe media, transmeton Gardiani.

Alarm për gratë: Pastrimi i shtëpisë po ju dëmton mushkëritë? Ja çfarë duhet të dini!
8 Mistakes That Will RUIN Your Weekend Trips Plan
Lufta nga qielli: Historia e ndërhyrjes që ndryshoi fatin e Kosovës
Serbia i lejon spiunët e Putinit të qëllojnë qentë me “topa zëri”
Hakerë rusë depërtojnë në një OJQ kyçe në Serbi: Mbi 28 mijë emaile nën kontrollin e inteligjencës së Moskës
TAGGED:Armand DukaFIFAUEFAXhulia Nura
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article New York Times: Amerikën po vazhdon ta tronditë afera “Shtabi i Përgjithshëm” i Beogradit
Next Article BYD do të ndërtojë rrjetin e vet të karikuesve megavatikë në Evropë
about us

Rreth Nesh

Find Us on Socials

© Gardiani. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?