By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
GardianiGardianiGardiani
Font ResizerAa
  • BALLINA
  • Lajme
    • Rajoni
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Serbia
  • Botë
  • Siguri
  • Analizë
  • G-Check
Reading: Vizitë në Bazën e Kuçovës, SHBA vlerëson rolin strategjik të Shqipërisë në NATO
Share
Font ResizerAa
GardianiGardiani
  • Lajme
  • Rajoni
  • Botë
  • Analizë
  • Siguri
  • G-Check
Search
  • BALLINA
  • Lajme
    • Rajoni
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Serbia
  • Botë
  • Siguri
  • Analizë
  • G-Check
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Gardiani > Blog > Shqipëria > Vizitë në Bazën e Kuçovës, SHBA vlerëson rolin strategjik të Shqipërisë në NATO
ShqipëriaTop Lajme

Vizitë në Bazën e Kuçovës, SHBA vlerëson rolin strategjik të Shqipërisë në NATO

Last updated: April 25, 2026 12:25 am
gardiani
5 days ago
Share
SHARE

Ambasadori amerikan në NATO, Matthew Whitaker, ka zhvilluar një tur informues nga ajri mbi Bazën Ajrore të Kuçovës në Shqipëri. Ai po ashtu ka zhvilluar takime me kryeministrin Edi Rama, dhe ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi.

Në një postim në rrjetin social X, Whitaker ka shkruar se në takime ka diskutuar edhe mbi pritjet e Shteteve të Bashkuara ndaj Shqipërisë lidhur me atë se çfarë mund të arrihet më shumë për lëvizshmërinë ushtarake.

“Në Shqipëri, pata një tur informues nga ajri mbi Bazën Ajrore të Kuçovës, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi. Gjatë diskutimeve me kryeministrin Edi Rama, dhe ekipin e tij, theksova se presim të shohim çfarë më shumë mund të arrihet për lëvizshmërinë ushtarake, pasi Shqipëria të përmbushë objektivin e presidentit [amerikan] Donald Trump, për shpenzimet në mbrojtje në nivelin 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto”, shkroi ai në X.

Turi nga ajri mbi Bazën Ajrore të NATO-s në Kuçovë vjen në një kohë kur nga zyrtarë të lartë në Shqipëri ka pasur deklarata në lidhje me faktin se a mund të përdoret kjo bazë nga SHBA-ja për operacione kundër Iranit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha për Politico më 23 prill se nuk i përket vendit të tij se si duhet trajtuar Iranin në skenën ndërkombëtare, por Shqipëria mbështet çdo përpjekje “për të dobësuar dhe ndoshta për të rrëzuar regjimin”, duke shtuar se ai do të lejonte ushtrinë amerikane që të niste operacione nga Shqipëria me kushtin që Uashingtoni të ofronte “mbrojtje ajrore, të cilën ne nuk e kemi në shtet”.

Ndërkaq, dy javë më parë ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, theksoi se kjo do të vlerësohet në momentin që një kërkesë e tillë do t’i vijë Shqipërisë.

“Kemi marrëdhënie strategjike me SHBA-në, që shkojnë përtej angazhimit tonë në NATO. Baza e Kuçovës është bazë e NATO-s dhe besoj se gjithë vendimmarrja lidhet me angazhimin e Shqipërisë në aleancë”, deklaroi ai.

Në Tiranë, ambasadori amerikan në NATO takoi kryeministrin Rama, i cili theksoi se në fokus të bisedës ishte forcimi i marrëdhënieve diplomatike dhe ushtarake.

Ai gjithashtu ka vlerësuar faktin se Shqipëria po rrit ndjeshëm kapacitetet në mbrojtjen kibernetike, si dhe është e angazhuar në operacionet për paqe dhe në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza, si dhe në misione të tjera.

“Folëm për lidhjen e ngushtë mes vendeve tona, partneritetin strategjik mes shteteve tona, marrëdhëniet tona të shkëlqyera diplomatike e ushtarake, forcimi i të cilave është prioritet i përbashkët, si edhe për Samitin e NATO-s vitin e ardhshëm në Tiranë, ku Shqipëria do të bëhet pikëtakimi i aleancës më të madhe ushtarake të botës”, tha Rama në një postim në Facebook.

Ndërkaq, Nufi pas takimit me ambasadorin Whitaker tha se Shqipëria mbetet e angazhuar për paqe dhe stabilitet në rajon e më gjerë.

Një ditë më parë, Whitaker vizitoi Beogradin, prej ku porositi Serbinë që të përmbahet nga bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë me partnerë të pasigurt, duke theksuar se e ardhmja strategjike e Serbisë, duhet të jetë “e rreshtuar me Perëndimin”.

Paraprakisht, Whitaker qëndroi në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Kroaci. Pas vizitës në Prishtinë, Whitaker tha se Kosova është bërë një kontribuuese e sigurisë, duke e përgëzuar për pjesëmarrjen në Bordin e Paqes dhe në Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën.

In Albania, I had an informative flyover tour of the Kucova Air Base from Defense Minister Ermal Nufi. 🇦🇱 is increasingly capable in cyber defense, committed to the Board of Peace and International Stabilization Force in Gaza, and more. Discussing with Prime Minister Rama, and… pic.twitter.com/NHEw3RjvEp

— U.S. Ambassador to NATO (@USAmbNATO) April 24, 2026

Joseph: Uashingtoni nuk është i interesuar për lojërat e Vuçiqit
Çarja transatlantike arrin deri në Kosovë
Bie ndjeshëm mbështetja për Putinin në Rusi
Vuçiq akuzon direkt SHBA-në dhe vendet e rajonit: Kanë mbështetur protestat në Serbi
“Galaktika FIMI” ekspozon perandorinë e dezinformimit të Rusisë dhe Kinës
TAGGED:NATOSHBAShqipëria
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Sulmi në Banjskë: Spasojeviq dhe Tolliq dënohen me burgim të përjetshëm, Maksimoviq me 30 vjet
Next Article Propaganda serbe kundër Kosovës dhe Marrëveshjes së Brukselit: Midis retorikës dhe realitetit
about us

Rreth Nesh

Find Us on Socials

© Gardiani. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?